Telenews

NGRITET AKTAKUZË NDAJ TRE ZYRTARËVE TË QKUK-SË, KJO ËSHTË ARSYEJA E FORTË

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave me iniciale F.H, L.J dhe Y.K, zyrtarë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Sipas aktakuzës, të njëjtit, dyshohet se kanë keqpërdorur mbi 104 mijë euro me një tender për sistemin e kamerave në QKUK.
“Furnizimi dhe montimi i sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, kontratë e nënshkruar në mes të QKUK-së dhe operatorit ekonomik “Artech”, tërë aktivitetin e kryer në dhjetor të vitit 2020, përfshirë pranimin e mallit, ekzekutimin e punimeve dhe pranimin teknik të punimeve, kanë nënshkruar një raport fiktiv, e që ka qenë në kundërshtim me gjendjen faktike, duke i shkaktuar dëm material me shumën prej 104 mijë e 751 euro QKUK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
10 Tips To Install Hidden Security Cameras At Home – Forbes Advisor

Sipas aktakuzës, më 22 dhjetor të vitit 2020, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë (IT), në QKUK, në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo tjetrin, duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë, po ashtu i njëjti ka propozuar që të pandehurve t’u shqiptohet dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, konform dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet më tutje në njoftim.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës i kishte paguar 104 mijë euro për blerjen dhe instalimin e kamerave në bazë të një kontratë të nënshkruar më datë 11 shtator 2020 me kompaninë ARTECH.
Vdekje e dyshimtë në QKUK – BotaPress

Sipas një hulumtimi mbi këtë rast nga Kallxo.com, kontrata ishte përmbyllur dhe pagesat ishin realizuar nga QKUK-ja, mirëpo Auditori i Brendshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës theksonte se punët nuk ishin realizuar sipas kontratës.
Menaxhmenti i ShSKUK-së raportin e Auditorit të Brendshëm e kishte dërguar për hetim tek Policia e Kosovës.
Auditori në raportin e tij kishte thënë se në depo ka mungesë të mallit që zyrtarisht është blerë.
“Ne gjatë auditimit nuk kemi gjetur sasinë e deklaruar të mallit në depo dhe nuk kemi gjetur pranimin  e mallit nga depoisti, i cili deklaron se deri më datë 27.08.2021 ditë e premte nuk ka pasur asnjë pranim të mallit nga kjo kontratë”, thuhej në raport.
Gjithashtu në raport thuhej se depoisti ka deklaruar se në të njëjtën datë është sjellë një sasi e mallit në depo por që nuk është pranuar formalisht.
Në raport theksohej se kamerat janë vendosur, por nuk ishin funksionale pasi mungonte dhoma e monitorimit.
The effect of CCTV on public safety: Research roundup - The Journalist's Resource
Qendra Klinike Universitare e Kosovës e kishte kontraktuar kompaninë NTSh “ARTECH” me 11 shtator 2020 për tenderin, “Furnizimi dhe montimi i sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”.

Të ngajshme

Ekskluzive: Florian Miftari zgjedhet Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP

Donat Hashani

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani