Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias gjatë vizitës në Kosovë pos takimit me presidenten e Kosovës ka zhvilluar edhe një takim me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Bislimi.
Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se Nikos Dendias është shprehur se Kosova dhe Ballkani Perëndimor i përkasin familjes evropiane.
“Kosova vlerëson rolin pozitiv dhe angazhimin e Greqisë në rajon. Ministri i Jashtëm i Greqisë, z. Nikos Dendias, theksoi se Kosova dhe Ballkani Perëndimor i përkasin familjes evropiane. Ne e falënderojmë z. Dendias dhe Greqinë për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme” ka shkruar Bislimi.
Ndërsa Bislimi është shprehur se Kosova dhe Greqia po ecin drejt përafrimit mes tyre, në aspektin ekonomik, tregtar dhe ndëraktivitetin e marrëdhënieve mes dy vendeve