Telenews

Nis ‘eksodi’ në Twitter, përdoruesit largohen pas marrjes në pronësi nga Elon Musk

nis-‘eksodi’-ne-twitter,-perdoruesit-largohen-pas-marrjes-ne-pronesi-nga-elon-musk

Pas marrjes në pronësi të rrjetit social Twitter nga Elon Musk, përdoruesit e platformës duket se po ikin masivisht drejt një rivali pak të njohur: Mastodon, një platformë e lirë, me burim të hapur që ka veçori të një mikro blogu të ngjashme me Twitter

Mastodon nuk ka një person apo kompani që e drejton atë, kështu që shihet nga përdoruesit si një alternativë më demokratike e të shprehurit.

Më shumë se 70,000 regjistrime të reja u bënë vetëm të premten, një ditë pasi Musk finalizoi blerjen e Twitter prej 44 miliardë dollarësh.

I lançuar në mars 2016, në Mastodon përdoruesit mund të krijojnë profile, të ndjekin profile të tjerë dhe të postojnë mesazhe, imazhe ose video, por ai nuk gjurmon të dhënat e përdoruesve për t’ua shitur reklamuesve. Që kur u bë pronar, Musk nuk ka humbur kohë duke bërë ndryshime të rëndësishme në Twitter, duke përfshirë shkarkimin e drejtuesve të lartë dhe shpërbërjen e bordit të drejtorëve.

Ai gjithashtu thuhet se do t’i detyrojë përdoruesit e Twitter të paguajnë 20 dollarë për të pasur shenjën blu të konfirmimit në llogarinë e tyre.

Të ngajshme

Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok, përdoruesit raportojnë vështirësi në funksionim –

KushtrimGuraj

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Yllka Gashi

Apple ndryshon emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” pas urdhrit të Trump

Yllka Gashi