Telenews

Nis takimi mes Osmanit dhe ministrit të Jashtëm grek

Ka filluar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryediplomatit grek, Nikos Dendias.
Dendias do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë dhe më vonë pritet ta takojë edhe kryeministrin Kurti.

Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në bashkëpunimin ndërmjet Athinës dhe Prishtinës në fusha të ndryshme, si në ekonomi, energji, kulturë, shkencë, shëndetësi, arsim dhe turizëm.
“Gjithashtu, në agjendën e bisedimeve do të jetë edhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë”, njoftoi ministria e Greqisë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Dendias pritet të ketë një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare në Prishtinë (UNMIK, Këshilli i Evropës, OSBE, EULEX, Zyra e BE/EUSR, KFOR-i) dhe ambasadorët nga vendet e Quintit, përkatësisht Franca, Gjermania, MB, SHBA dhe Italia.
Gjithashtu, është paraparë një takim i përbashkët mes ministrit grek dhe ministrave të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harjulla Çeku.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias vizitoi Prishtinën në qershor 2021 dhe tetor 2020.

Të ngajshme

A është kopje e Bleros? Gruaja e këngëtarit zbulon pak nga portreti i të birit

Yllka Gashi

Pacolli njofton dërgimin e tri lëndëve në Prokurori, ja për çfarë dyshohet

Yllka Gashi

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Yllka Gashi