Telenews

Nisin hetimet për vdekjen e 46 vjeçarit në një kafiteri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin e 46-vjeçarit që vdiq në një kafiteri në rrugën “Muharrem Fejza”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë  05.08.2022 – 07:54. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa kishte qenë duke qëndruar në një kafiteri iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte ndërruar jetë . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë urgjente ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngajshme

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valoi nëpër të gjitha xhamitë në Kosovë

Yllka Gashi

Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

Yllka Gashi

Abdixhiku takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për qëndrimet e LDK-së ndaj zhvillimeve aktuale

Yllka Gashi