Telenews

Një 29-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Ferizaj

Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të premte në Ferizaj. I njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje në rrugën “Emin Duraku”. Në një objekt banesor në ndërtim e sipër.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Emin Duraku’ në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person ,mashkull i moshës rreth 29-vjeçare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, ka thënë Veseli.

Ai tutje ka bërë të ditur se mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Ekipe të policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin”,ka përfunduar Veseli.

Të ngajshme

Ky është vendimi i Gjykatës për paraburgimin ndaj Jeton Sylajt

Rrezarta Ramaj

Ndalohet një i dyshuar në rastin “Laboratori ‘25”

Rrezarta Ramaj

Zyra e BE-së në Kosovë pas rastit të Arlindës: “Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë”

Rrezarta Ramaj