Telenews

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia jep detaje

policia-konfiskon-kozmetike-e-manaferra-pa-dokumente

Mëngjesin e sotëm në rrugën “Flaka e Janarit”, pranë Xhamisë së Llapit në Prishtinë një person është gjatur pa shenja jete.

 

 

 

Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Flaka e Janarit’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës, mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” ka deklaruar Ahmeti.

 

 

Ajo shtoi se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese.

Të ngajshme

Vdekja e Festim Isufit, Prokuroria jep detaje të reja rreth rastit

Valjeta Turkaj

Serbia i pranon paratë e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Valjeta Turkaj

Osmani: Refugjatët nuk janë numra, por janë histori mbijetese, force dhe shprese

Valjeta Turkaj