Telenews

Një person nga Shqipëria futet në telashe me policinë e Kosovës

Problemet mes çifteve shpeshherë nuk marrin fund me ndarje.

Personat e pakënaqur me vendimin për t’i ndarë rrugët, në shumë raste u shkaktojnë telashe partnerëve të tyre, duke i kërcënuar e shantazhuar në forma të ndryshme, raporton Telenews.al.

Për një rast të tillë që ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Prishtinë është futur në telashe me Policinë e Kosovës edhe një shtetas i Shqipërisë.

Sinjali mëson se i dyshuari B.V., e ka kanosur ish bashkëshorten e tij, duke i dërguar mesazhe kërcënuese, për shkak të një fotoje që ia kishte publikuar.

Përballë kësaj situate, ajo është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer detajet e rastit.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si “Kanosje”, teksa brenda afatit ligjor pritet të merren veprimet e tjera hetimore.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 shtator

Erzana Fazliu

Nivel tjetër i korrupsionit: Faton Peci ua punëson gratë tre policëve që po e hetonin

KushtrimGuraj

Tahiri: Të formohet një Qeveri pa Kurtin

KushtrimGuraj