Telenews

Një portal fantom shkruan se e ndërroi fenë, Dafina Zeqiri del me sqarim

Dy ditë më parë një portal shkroi se këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ndërruar fenë. E për këtë nuk ka munguar reagimi nga vetë këngëtarja.

Ajo në Twitter ka publikuar një ‘screenshot’ të lajmit dhe ka shkruar se “feja e shqiptarit është shqiptaria”.

“Feja e Shqipëtarit ësht Shqipëtaria! Qka ka lidhje qka veshi? Qka ngjes ne qaf? Shkruni najsen ma te “menqme” nvend se me bo “fake vieës” me fake neës! Besoj ne ZOT! Ne DASHNI! Ne PAQE!”, ka shkruar Dafina në Twitter.

Këto raportime u bënë mbi atë se Dafina në një video në Tik Tok ka publikuar një video ku shihet se në qafë ka vendosur varëse me një ‘engjëll’.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Përdori emrin e Dua Lipës për të shitur produkte pa leje, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore

Rrezarta Ramaj

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun shfaqen dorë për dore në New York –

KushtrimGuraj