Telenews

Një raketë godet një fshat në Poloni, duke vrarë 2 persona

nje-rakete-godet-nje-fshat-ne-poloni,-duke-vrare-2-persona

Rusia mund të ketë goditur Poloninë duke vrarë dy persona. Kështu ka shkruar në Tweet, Amichai Stein,  korrespondenti i Korporatës së Transmetimit ublik Izraelit.

“ Një raketë e dyshuar godet një fshat në Poloni, duke vrarë 2 persona”, ka shkruar tutje ai, duke ia bashkangjitur edhe dy fotografi nga vendi i ngjarjes.

Dy persona vdiqën pasditen e së martës pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodów, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën, raportuan mediat vendase. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së vendit, sipas zëdhënësit të qeverisë Piotr Mueller.

Mueller nuk konfirmoi menjëherë informacionin për sulmin me raketa, por tha se takimi u mbajt për shkak të një “situate krize”.  Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane konfirmoi për AP se raketat ruse kaluan në Poloni. Vendi i Evropës Lindore në kufi me Ukrainën është një anëtar i BE-së dhe NATO-s./Euronews

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Yllka Gashi

Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos

Yllka Gashi