Telenews

Njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së: Figura e Zahir Pajazitit duhet të qitet në pah

Njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së, Avni Ajeti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se figura e Zahir Pajazitit duhet të dalë në pah më shumë apra popullit të Kosovës.

Ai cilëson se figura e tij është e nënvlerësuar.

“Të tregojnë realitetin dhe të qesin në pah figurën e Zahir Pajazitit”, thotë ai teksa shton se figura e tij nuk përmendet sa duhet.

Ai tutje thotë se të gjitha grupimet që kanë pasur për qëllim kryengritjen ndaj regjimit serb, kanë pasur si pikë kyçe Zahir Pajazitin.

“Shiko, populli e vlerëson dhe e di kontributin e Zahirit dhe të tjerëve për luftë. Krejt nga këto organizata që kanë tentuar deri në një kryengritje dhe në një moment të caktuar janë dekonspiruar dhe janë burgosur, promotori ka qenë Zahiri. Rreth këtij djali ofrohen do djem që asnjë qëllim tjetër nuk kanë përpos organizimin e luftës dhe rezistencës së armatosur”, përfundoi ai.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj