Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, nga viti 2023 nuk do të jetë më aktive.
Kështu ka njoftuar Qeveria Norvegjeze përmes një komunikate për media.
Marrëdhëniet diplomatike, nga viti 2023, ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë do të zhvillohen përmes marrëveshjeve alternative, pra përgjegjësinë në këtë rast do t’i jepet një ambasade norvegjeze që gjeografikisht është afër Kosovës ose një ambasador me bazë në Norvegji do të emërohet për vendin në fjalë.

