Ismet Munishi ka bërë një tjetër reagim lidhur me listën e publikuar sot nga përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, për tri ndeshjet e këtij muaji, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Ai ka publikuar një fotografi, duke treguar se është duke shikuar ndeshjen nga elita e futbollit kroat, mes Slaven Belupo dhe Gorica.
LEXO EDHE:
Mirëpo, mbishkrimi i Munishit krahas kësaj fotografie është tejet ironizuese, që i referohet përzgjedhësit Gliha, i cili gjatë një konferencë për shtyp më herët ishte vërejtur që nuk e njeh edhe aq mirë sulmuesin, Arbër Hoxha, pasi për të kishte deklaruar se luan se Sibeniku.
Hoxha aktivizohet te skuadra e Slaven Belupos. Ai as kësaj here nuk është ftuar te Kombëtarja e Kosovës.
Postimi i plotë nga Munishi (pa ndërhyrje):
“Per momentin pe shikoj Arbër Hoxhen që per momentin luan te Shibeniku”. /Gazeta Express/

