Ministria e Tregtisë Industrisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sot vendimin me të cilin ka përcaktuar shumën maksimale të derivateve për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit qeveritar nga sot në ora 10:00 për 24 orët e ardhshme çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 euro centë për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 euro centë për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 euro centë për litër.
Megjithatë, me të dalë në qytetet e Kosovës, mund të vërehet se pompat e derivateve çmimet vazhdojnë ti kenë të njejta dhe nuk ka ndryshuar asgjë.

