Situata në Big brother është tensionuar sot gjatë ditës.
Shkak është bërë bullizimi që është duke u përdorur brenda shtëpisë.
Maestroja ka dalë para banorëve dhe ka kërkuar solidarizim kundër ofendimeve, sharjeve dhe bullizmit që po ndodh në shtëpi.
Gjithsesi banorët kanë qenë dakord të luftojnë ofendimet, por nuk e besojnë fjalimin e Armaldos pasi deri dje ai dhe Luizi kanë qenë bashkë, kanë ofenduar të dy dhe kanë qeshur së bashku.
Kjo ka bërë që të agravojë edhe Luizi duke debatuar me Oltën dhe të tjerët dhe për një moment është kërkuar të tërhiqet nga Kiara dhe kësaj të fundit i ka reaguar keq duke e larguar: lem rahat oj burrneshë.
Kjo ka bërë që të reagojë edhe Kiara duke i thënë ‘ti nuk mund të më shtyesh në atë mënyrë’.

