Telenews

Nxënësit e Shkollës së Fondacionit Maarif organizojnë Panairin e Shkencës në Prishtinë

Është organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë “Panairi i Shkencës” nga International Maarif Schools of Kosova (TMV), raporton Telenews.

Nxënësit e kësaj shkolle ekspozuan punimet e tyre në kimi, robotikë dhe fusha të tjera, të cilat ua prezantuan fëmijëve dhe qytetarëve të interesuar.

Përfaqësuesi i TMV-së në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, në deklaratën e tij për Anadolu, tha se populli i Kosovës ka treguar interesim të madh për panairin e mbajtur në rrugën më të frekuentuar të Prishtinës.

Ai tha se nxënësit ndanë në panair informacione që mësuan gjatë gjithë vitit shkollor.

“Studentët tanë kanë mundësinë të shfaqen këtu me veprat e tyre artistike, pikturat, portretet, studimet dhe eksperimentet shkencore në panairin e shkencës, të cilin ne e kemi bërë tashmë tradicional”, theksoi Aslan.

Ai shtoi se Shkollat Maarif, të cilat tashmë kanë bërë emër në vend me suksesin e nxënësve të tyre, këtë vit do të marrin pjesë në gara të rëndësishme ndërkombëtare.

Në Kosovë shkolla Maarif ka dy degë, në Prishtinë dhe Prizren, ku mësimin e ndjekin rreth 780 nxënës. Kjo shkollë bashkëpunon me shumë universitete turke në mënyrë që nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta të kenë mundësi të njihen me ofertat për të studiuar në Turqi, për të cilat kanë zbritje. /Telenews.al/

Të ngajshme

“Të fal”, i thotë Kim Kardashian grabitësit në gjyqin e Parisit

Erzana Fazliu

Kusari: Kryeministri me ide të gabuara, le të sigurohet t’i ndalë sulmet ndaj mediave

KushtrimGuraj

Kutitë e fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50

KushtrimGuraj