Telenews

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, Sejdiu: Hetimet do të bëhen në dy pista!

Oda e Mjekëve të Kosovës ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për mos dhënie të ndihmës së parë nga mjekja e ekipës së Urgjencës së Komunës së Lipjanit, në rastin e Agon Zejnullahu, i cili ka vdekur ditë më parë në Lipjan.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se e kanë marrë autorizimin për fillimin e hetimeve dhe se hetimet lidhur me këtë rast do të bëhen në dy pista.

Sipas Sejdiut hetimet do të bëhen rreth deklaratës së mjekës, e cila po konsiderohet në kundërshtim me etiken profesionale dhe për mos dhënie të ndihmes së parë në vendin e ngjarjes.

“Po është dhënë autorizimi për fillimin e hetimeve dhe atë në dy pista. Një, deklarata e mjekës që konsiderohet ne kundërshtim me etiken profesionale dhe dy mos dhënien e ndihmës së parë në vendin e ngjarjes. Për këtë moment nuk mundemi të themi më shumë”, tha Sejdiu për Indeksonline.

Për këtë rast tanimë janë arrestuar pesë policët. Gjykata Themelore sot ka vendosur masën e paraburgimit për të gjithë: rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri./Gazeta Shneta/

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 korrik

Erzana Fazliu

Çfarë njoftoi Gjykata: Nga 30 ditë paraburgim për 5 policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të Agon Zejnullahut

KushtrimGuraj

“Propagandë e LDK-së, apo e LVV-së”, cila është e vërteta për buxhetin e kryeqytetit?

KushtrimGuraj