Telenews

Oda e Mjekëve shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të kirurgut Halil Tanaj

 

 

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në familjen Tanaj në Prishtinë, ku kirurgu i njohur abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Halil Tanaj humbi jetën.

Tanaj dyshohet se humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike në banesën e tij në Prishtinë, raportoi Sinjali.

Lidhur me këtë kanë reaguar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, të cilët kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e kirurgut.

“Studimet për Mjekësi të Përgjithshme i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1997. Ndërsa specializimin për Kirurgji të Përgjithshme e përfundoi në vitin 2004. Dr. Halil Tanaj ka kryer provimet e parapara për studimet pasdiplomike duke mbrojtur tezën e magjistraturës dhe mori gradën Magjistër i Shkencave të Mjekësisë, në vitin 2011. Për vite me radhë, Dr. Halil Tanaj u shërbeu qytetarëve të Prishtinës në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, në QKUK. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!”, thuhet në telegremain e ngushëllimit.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani