Telenews

Ofertat e Majit nga Grand Blue Fafa Resort & Spa dhe Fafa Aqua Palace Resort & Spa

Muaji maj vazhdon të sjellë mundësi ideale për pushime pranë Adriatikut, me ofertat sezonale nga Grand Blue Fafa Resort & Spa dhe Fafa Aqua Palace Resort & Spa në Golem.

Me ardhjen e ditëve më të ngrohta dhe atmosferës verore, resortet FAFA kanë prezantuar paketa të ndryshme akomodimi për pushuesit që kërkojnë relaks, kohë cilësore me familjen apo një arratisje të shkurtër nga rutina e përditshme.

Paketa “All Inclusive” ofrohet me çmim prej 78 euro për person/nata dhe përfshin akomodimin, ushqimin si dhe të gjitha shërbimet kryesore të resortit në një ofertë të vetme.

Ndërkohë, për ata që preferojnë më shumë fleksibilitet gjatë qëndrimit, janë në dispozicion edhe paketat “Bed & Breakfast” dhe “Half Board”, me çmime që varen nga numri i netëve të rezervuara.

Bed & Breakfast
(Akomodim + mëngjes + SPA)

• 1 natë – 49€ / person
• 2 netë – 47€ / person
• 3 netë – 42€ / person

Half Board
(Akomodim + mëngjes, darkë + SPA)

• 1 natë – 59€ / person
• 2 netë – 55€ / person
• 3 netë – 52€ / person

Të pozicionuara buzë detit në Golem, Grand Blue Fafa Resort & Spa dhe Fafa Aqua Palace Resort & Spa njihen për ambientet moderne, zonat relaksuese, pishinat dhe aksesin direkt në plazh, duke mbetur ndër destinacionet më të preferuara gjatë sezonit pranverë-verë.

Për më shumë informacione:

Facebook: Kompleksi Fafa
Tel: +355 69 700 1353
Email: info@fafa.al
Website: www.fafa.al

Të ngajshme

Sa gjoba trafiku u dhanë në 24 orët e fundit në Kosovë?

Valjeta Turkaj

Katër të lënduar në një aksident në Koshtovë

Valjeta Turkaj

Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur diaspora

Valjeta Turkaj