Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 8.8 milionë sirianë janë prekur nga tërmetet shkatërruese që goditën këtë vend dy javë më parë.
“Parashikohet se pjesa më e madhe e tyre do të kenë nevojë për ndihmë humanitare. Kombet e Bashkuara do të bëjnë më shumë për të ndihmuar të gjithë sirianët”, thuhet në njoftimin e Najat Rochdi në Twitter, e cila ushtron postin e përfaqësueses së Sirisë në Kombet e Bashkuara.
Aktivistët, vullnetarët dhe ekipet tjera që po kontribuojnë në tejkalimin e krizës në zonat e prekura nga tërmetet në Siri dhe që janë nën kontrollin e rebelëve, ankohen që ndihma Kombeve të Bashkuara në ato zona ka munguar.
Aktualisht ata kanë nevojë për më shumë tenda, ndërsa mbi 9 mijë objekte janë shkatërruara në ato zona si dhe 11 mijë njerëz kanë mbetur pa shtëpitë e tyre.

