Telenews

Olta Gixhari gati ta lë BBVA

Aktorja Olta Gixhari është bërë një nga banoret që komentohet më së shumti për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania.

Ajo është e përfshirë në pothuajse çdo debat apo ngjarje që zhvillohet brenda katër mureve të shtëpisë së famshme.

Ndonëse shfaq karakterin e një femre të fortë, sot (e shtunë) aktorja është parë e përlotur dhe e mërzitur teksa qëndronte e vetme në dhomën e gjumit larg banorëve të tjetër.
“Dua të iki në shtëpi, u lodha jam shumë e ngarkuar nuk kuptoj më se çfarë po bëjë, do të prish çdo gjë”, ka thënë Olta me veten.

Duket se aktorja nuk po arrin t’i përballoj të gjitha situatat që kanë rrjedhur për më shumë se 50 ditë që ata janë të mbyllur.
Gixhari përndryshe krahas një karriere të suksesshme si aktore është edhe nënë e një djali, të cilin herë pas here e ka përmendur madje edhe mori si befasi një video të tij.

Kujtojmë që banorët e BBVA janë në garë për çmimin prej 100 mijë eurosh, por i cili është përgjysmuar në gati 50 mijë për shkak të dënimeve ndaj tyre për përdorimin e fjalëve fyese dhe gabimeve të tjera që janë të ndaluara për formatin e tillë.

Të ngajshme

Aktori shqiptar në rol kryesor, ky është seriali turk që po rrëmben audiencën –

KushtrimGuraj

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi

Kurorëzohet basketbollisti i njohur, Dardan Berisha

KushtrimGuraj