Telenews

Operacioni i sotëm i IPK-së po përkrahet edhe nga AKI-ja

Gjatë mëngjesit të sotëm Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka filluar një operacion në Gjakovë dhe Prizren.
Operacionit i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës”, njoftoi IPK-ja pak çaste më parë.
Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë”.
“IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites”, përfundon njoftimi i tyre.
https://www.facebook.com/InspektoratiPolicoriKosoves/posts/2513359272127827

Të ngajshme

FIFA e mbron Argjentinën, rreth banerave për Ishujt Falkland

Rrezarta Ramaj

Chelsea bën blerjen e madhe, 130 milionë euro për yllin anglez

Blearta

Nipi plagosi axhën në Fushë-Kosovë: I dyshuari ende në arrati, konflikti dyshohet se ndodhi për shkaqe pronësore

Blearta