Telenews

Opozita, megjithëse e bashkuar nuk ia del – dështon mocioni për tërheqjen e projektligjeve antikushtetuese

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit ka propozuar që të tërhiqen nga rendi i ditës tri projektligje që siç thotë ai “janë në frymën antikushtetuese”. Ky mocion ka dështuar të kalojë, pasi pozita ishte kundër.

Ai tha se propozon një “mocion përmbajtësor” që e obligon Qeverinë e Kosovës që të tërhiqen nga rendi i ditës i seancës projektligji për KPK-në, KMP-në dhe për shërbyesit civil.

“Në emër të PDK propozoj një mocion përmbajtësor i cili bën ndryshimin e rendit të ditës në këtë seancë. Kërkojmë që përmes një rezolute ta obligojmë qeverinë e Kosovës për tërheqjen e tri projektligjeve për të cilat ne vlerësojmë se janë frymën antikushtetuese. Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Projektligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave dhe Projektligji për shërbyes civil. Janë në frymën antikushtetuese të vendit tonë. Ne si opozitë nuk duam që ta kemi një betejë politike me këto projektligje. Mendoj se mundemi me punu së bashku sidomos në ligjin që cënon fjalën e lirë të mediave”.

Ndërkaq, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi e ka mbështetur këtë mocion ku thotë se “kanë përmbajtje të thella antikushtetuese”.

“Do të ishin në vazhdën e problematikave që kjo qeveri me ligjet që ka propozuar i ka shkaktuar Kosovës. Do të ishin projektligjet e radhës që do të jenë antikushtetuse”, tha Gashi.

Edhe AAK ka dalë në përkrahje të këtij propozimi.

Besnik Tahiri, shef i deputetëve të AAK-së thotë se kjo seancë mundet me qenë ndër më të dëmshmet e kësaj legjislature.

“Si opozitë mendojmë që kjo mundet me qenë një ndër seancat më të dëmshme të kësaj legjistalutre. Siç shihet ka mundesi që të miratojë tri ligje që kanë një synim, kapjen e shtetit në mënyrë ligjore, institucioneve të pavarura”.

Ky mocion nuk ka kaluar. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se 21 deputetë e kanë mbështetur, 53 kanë votuar kundër ndërsa një ka abstenuar.

Të ngajshme

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Erzana Fazliu

Era Istrefi i bën vetes dhuratë luksoze për ditëlindje – një BMW X7

Erzana Fazliu