Telenews

Origi shumë afër kalimit te gjiganti italian

Sulmuesi i Liverpoolit sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Premier Liga edicionin e ardhshëm, transmeton Telenews.info.
Origi nuk është i kënaqur me minutazhën që po ka në urdhërat e Jurgen Kloop andaj ka vendosur të largohet nga Anfield në fund të këtij edicioni si futbollist i lirë.
Sipas mediave italiane, sulmuesi 26-vjeçar karrierën pritet ta vazhdojë te gjiganti italian, Milan.
‘Rossonerët’ po synojnë të forcojnë repartin e sulmit dhe Origi shihet si opsion ideal për ta.
Thuhet se Origi do të ketë pagë prej 4 milionë euro në sezon nëse arrihet marrëveshja për kalimin e tij në “San Siro”. /Lajmi.net/

Të ngajshme

Jashari e Milani të frustruar me sjelljet e Club Brugget

KushtrimGuraj

Yll Hoxha largohet nga Suhareka

KushtrimGuraj

Bayerni dërgon ofertë zyrtare për Luis Diaz

KushtrimGuraj