Telenews

Osmani: 2 Korriku 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot 2 Korrikun e vitit 1990 si një ndër momentet më të rëndësishme në historinë e shtetndërtimit të vendit.

Përmes një postimi të presidencës në Facebook, ajo ka theksuar rëndësinë e Deklaratës Kushtetuese të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, para dyerve të mbyllura dhunshëm nga regjimi serb.

“Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë.

Me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.

Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë.

Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane”, shkruhet tutje në postimin e presidencës.

Të ngajshme

Rindërtimi i xhamisë së Ibrit, imami Musliu ironizon me avokatin Gashin: I paska djeg edhe Tomës

Blearta

Gjesti publikon pak nga kënga e re e EP-së

Blearta

NATO reagon për tërheqjen e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

Blearta