Telenews

Osmani kongresistëve amerikanë: Serbia ende po i përkrah terroristët që kryen agresionin në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim kongresitët amerikanë Michael Turner dhe Donald Norcross, me të cilët janë diskutuar ndër të tjera zhvillimet e fundit në Kosovë. 

Osmani në takim ka theksuar nevojën që Kosova të anëtarësohet në NATO. E po ashtu

“Presidentja Osmani ritheksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është imperativ strategjik për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për paqen në kontinentin evropian. Për më tepër, potencoi se ushtarët e FSK-së tashmë shërbejnë përkrah ushtarëve amerikanë në misione jashtë vendit duke kontribuar për paqen e stabilitetin global, e njëkohësisht Kosova ka ndërmarrë hapa vendimtarë në fuqizimin e sektorit të mbrojtjes e sigurisë, duke shpenzuar tashmë 2% të GDP-së në mbrojtje, me synim që kjo të dyfishohet brenda pak vitesh”.

“Sa i përket sigurisë së brendshme dhe kërcënimeve rajonale, Presidentja Osmani nënvizoi punën profesionale të institucioneve tona të sigurisë e njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të prezencës amerikane në kuadër të KFOR-it. Ajo theksoi se prania amerikane mbetet garancë e rëndësishme e paqes dhe sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin, duke shprehur falënderimin e popullit të Kosovës për këtë kontribut”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani ka përmendur në takim edhe faktin se Serbia edhe pas më shumë se dy vjetësh vazhdon të mos i dorëzojë autorët e sulmit terrorist në Banjskë të 24 shtatorit të vitit 2023, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Presidentja Osmani ritheksoi se edhe pas më shumë se dy vjetësh, Serbia ende po i përkrahë terroristët që kryen aktin e agresionit në Banjskë, sepse autorët, përfshirë Milan Radojqiqin, nuk i janë dorëzuar drejtësisë. Ajo theksoi se llogaridhënia, si për këtë akt agresioni, ashtu edhe për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it e sulme të tjera, është thelbësore për stabilitetin rajonal dhe për parandalimin e akteve të ngjashme në të ardhmen”, thuhet nga Presidenca.

Kongresistët amerikanë janë takuar edhe me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Të ngajshme

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Rrezarta Ramaj

Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri

Rrezarta Ramaj

Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, vdes pasi dërgohet në QKUK

Rrezarta Ramaj