Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar krimin që Serbia e ushtroi në lagjen ”Dardania“ të Pejës duke vrarë barbarisht dhjetëra shqiptarë.
Më 27 mars të vitit 1999, 40 burra, gra e fëmijë të lagjes ‘Dardania’ u vranë barbarisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë.
“Sot i nderojmë të gjithë ata që u vranë në këtë ditë të trishtë dhe bashkëndjejmë me familjet e tyre. Ne jemi të vendosur që kujtimin për ta dhe betejën për drejtësi të mos i ndalojmë asnjëherë!”, ka thënë Osmani.

