Telenews

Osmani medalje presidenciale për gratë ukrainase

Presidentja e vendit, i ka ndarë medalje presidenciale grave të Ukrainës për sakrificën, kontributin dhe trimërinë në mbrojtje të lirisë dhe të demokracisë.

Këtë medalje, Osmani ia dha deputetes ukrainase dhe gazetareve ukrainase që po qëndrojnë në Kosovë.

Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se i gjithë populli i Kosovës është i bashkuarë për të shprehur falënderimin për popullin ukrainas por në veçanit për gratë e Ukrainës.

“Sot e shprehim mirënjohjen e Ukrainës dhe në veçanti shprehim solidaritet me gratë e Ukrainës që s’po luftojnë vetëm për vendin e tyre por në të njëjtën kohë janë cak i torturave cnjerëzore, përfshirë edhe përdhunimin”, është shprehur Osmani.

Tutje, e para e vendit tha se liria dhe siguria do të jenë të mundshme kur të fitoj Ukraina dhe se Kosova do të jetë me Ukrainën derisa ajo të fitoj.

Të ngajshme

Tusk: Objekti që ra në territorin polak me gjasë është raketë ruse

Yllka Gashi

Shpëtohet turisti polak që mbeti i bllokuar për 24 orë në malin e Çikës

Yllka Gashi

Varroset në vendlindje, mërgimtari që vdiq rrugës për në Kosovë

Yllka Gashi