Telenews

Osmani: Miqësia e Kosovës me Austrinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se miqësia e Kosovës me Austrinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme, duke kontribuar edhe në shtet ndërtimin e Kosovës.

Në ceremoninë e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Osmani tha se bashkëpunimi i ndërsjellët ekonomik shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate.

“Shteti i Kosovës është bërë falë ndihmës së miqve të saj sikurse që është Austria dhe kjo do ta bëjë edhe më të fortë këtë bashkëpunim. Fuqia e miqësisë mes të dyja vendeve është e pamatshme, ndërkaq dobia e popujve të të dyja vende është e madhe”.

“Ato ndërtohen mbi bazën e besimit, të vlerave dhe dëshirës për të punuar së bashku për të mirën e përbashkët. Bashkëpunimi i ndërsjellët ekonomik shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate duke promovuar edhe stabilitetin ekonomik në shkallë të lartë. Miqësia e Kosovës me Asturinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme. Austria gjithmonë ndihmonte në shkollimin e të rinjve nga Kosova”, tha Osmani.

Të ngajshme

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit

Rrezarta Ramaj

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Rrezarta Ramaj

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës, numër më i lartë në komunat e mëdha

Rrezarta Ramaj