Telenews

Osmani në Samitin Global të Grave në Tajlandë: Çdo grua është një burim unik frymëzimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin Global të Grave në Tajlandë.
Në këtë samit, të pranishëm ishin rreth 600 pjesëmarrëseve nga mbi 50 vende të botës.
Para këtyre pjesëmarrësve, Presidentja Osmani ka mbajtur një fjalim.
Ajo ndër të tjera është shprehur se për të secila grua është një burim unik frymëzimi.
“Kjo nuk është hera ime e parë që marrë pjesë në një Samit Global të Grave, por është hera ime e parë që vizitoj Bankokun dhe jam e lumtur të jem me ju sot”.
“Unë them gjithmonë se nuk ju mungon shoqëria e mirë kur jeni mes femrave të suksesshme dhe inspiruese. Kështu që unë do të jem shumë i sinqertë me ju dhe të them se për mua secila grua është një burim unik frymëzimi”, u shpreh ajo.

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj