Telenews

Osmani për Ditën e Gruas: Kujtojmë ato gra e vajza që u shndërruan në simbol rezistence për liri e barazi

 

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar gratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, që shënohet edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme.

Osmani tha se në këtë ditë “shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.”

“Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë.

Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju!”.

Të ngajshme

Hamiti i reagon Kurtit: Kosova nën sanksione, qenka storie suksesi – çfarë propagande

KushtrimGuraj

Zhduket një 15-vjeçare në Prishtinë, babai i saj e raporton në Polici

KushtrimGuraj

Gjilani drejt balotazhit: Hyseni nuk e kalon pragun 50%+1 edhe pas votave me postë

KushtrimGuraj