Telenews

Osmani: Serbia po punon kundrejt gjithçkaje që SHBA-ja ka bërë në rajon

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë pjesë e një diskutimi edhe në organizatën “World Affairs Council” në Dallas.

Siç ka njoftuar presidentja Osmani, aty ka diskutuar për rrugëtimin e Kosovës dhe zhvillimet në vend në dritë të dinamikave sfiduese globale.

Ajo ka thënë se Serbia po punon kundër gjithçka që SHBA-ja ka bërë në rajon.

“Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së SHBA-ve, teksa Serbia me miqtë e saj po duan të godasin vlerat e etabluara nga mbështetja amerikane duke punuar kundrejt gjithçkaje që kanë bërë SHBA-të në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka theksuar se garantimi i sigurisë në Kosovë është garancë për sigurinë në Evropë.

“Prandaj, angazhimi dhe mbështetja e vazhdueshme për garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, është garancë për siguri në tërë kontinentin evropian, por edhe në SHBA, po ashtu”, ka shkruar Osmani.

source

Të ngajshme

Tre anëtarë të një familje në Shtime dyshohet se u rrahën, dërgohen në Emergjencë

Kontrata e re para mësimdhënësve, SBASHK kërkon të mos nënshkruhet

Rritja e gjobave vetëdijëson kosovarët për respektim të rregullave në trafik