Telenews

Osmani takohet edhe me Abazoviqin, këto ishin temat e bisedës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan Gazeta Sinjali.

Temë diskutimi ka qenë përmirësimi i bashkëpunimit, me fokus te zhvillimi ekonomik dhe projektet infrastrukturore që mund të lidhin dy vendet.

Pas takimit me Osmanin, Abazoviq përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur se Mali i zi po nxit bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon.

“Mali i Zi po nxit bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon. Vazhdojmë të udhëheqim politikën e fqinjësisë së mirë dhe të mbajmë fokusin në zhvillim ekonomik dhe projekte infrastrukturore që do të na lidhin edhe më mirë. Sot me shumë kënaqësi pritëm Vjosa Osmanin, Presidente e Kosovës, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë”, ka shkruar Abazoviq.

Të ngajshme

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj

Nga Buroja e Skenderajt në majat e akademisë, Granit Thaqi mbron me sukses doktoratën në Mynih

Rrezarta Ramaj

Berisha Accounting krijon kanal zyrtar për bizneset me njoftime dhe këshilla praktike

Rrezarta Ramaj