Telenews

Osmani takohet me Hovenier, ia potencon shkeljen e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier e ka përgëzuar Osmanin për edicionin e dytë të   Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke vlerësuar përkushtimin e saj dhe të Kosovës për ta avancuar këtë agjendë në vend, si dhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Në takim u diskutua po ashtu për zhvillimet e fundit në vend, ku Presidentja potencoi shkeljen serioze të të drejtave të njeriut dhe marrëveshjes për lirinë e lëvizjes nga ana e Serbisë, përmes ndalimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës në zonat kufitare dhe trajtimit të papranueshëm të tyre, si dhe arrestimet e paligjshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim është diksutuar lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Temë e diskutimit në këtë takim ishin edhe përgatitjet që po bëhen dhe koordinimi me aleatët në prag të mbledhjes së radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

source

Të ngajshme

Më pak se dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues

KushtrimGuraj

Tahiri: Jemi pa president për shkak të dramave të Kurtit

KushtrimGuraj

Lushaku-Sadriu: Ftesa e Kurtit ishte për t’ia mundësuar kandidates së VV-së me u zgjedh presidente

KushtrimGuraj