Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër në Samitin i cili po mbahet në mbështetje të Ukrainës.
Në kuadër të Samitit të këtij Samiti, Osmani ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Osmani ka theksuar se në takim diskutuan për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes.


