Gjatë qëndrimit atje, Osmani ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Ndërkohë, në foton që e ka siguruar Klankosova.tv, në prapavijë shihet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i vetmuar.
Presidentja Osmani në fjalën e saj para mediave para fillimit të takimit ka thënë se në Granada do të kërkojë nga aleatët që ta sanksionojnë Serbinë dhe Vuçiqin pas aktit të agresionit kundër shtetit të Kosovës dhe integritetit territorial të Republikës, që u krye nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh të sponzorizuar nga Serbia.
Gjithashtu Osmani ka deklaruar se s’ka takim me Vuçiqin pa iu vendosur sanksione presidentit serb.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ditë më parë kishte thënë se do të përballej me presione në këtë takim që po mbahet në Granada.
Duke folur sot para mediave nga qyteti spanjoll, kreu i shtetit serb ka thënë se “Serbia do të dalë nga kriza“.

