Telenews

Osmani vazhdon takimet në Slloveni, në fokus intensifikimi i diplomacisë parlamentare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Slloveni ka zhvilluar takime të ndara me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Kriveq dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Alojz Kovsca.

Në takim me ta, Osmani ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe është angazhuar që ato të thellohen më tej në të gjitha sferat, me theks të veçantë në intensifikimin e diplomacisë parlamentare.

Sipas presidentes, diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre.

Osmani në takim me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim.

Të ngajshme

Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

Rrezarta Ramaj

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Rrezarta Ramaj

Siguria hekurudhore në Zvicër: Në rast defekti, trenat lejohen të lëvizin maksimumi 40 km/h

Rrezarta Ramaj