Telenews

Osmanit do t’i jepet çmimi M100 Media Award në prani të Olaf Scholz, ambasadori gjerman e uron

Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga M100 Sanssouci Colloquium me Çmimin M100 Media Award për, siç tha dje Presidenca, përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për “punën e saj të palodhur në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave”.

Këtë çmim e ka pranuar edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.

Për këtë ka shkruar sot ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili lavdëroi Osmanin për angazhim ndaj vlerave të përbashkëta.

“Urime Vjosa Osmani për këtë çmim që do të jepet në prani të kancelarit gjerman Olaf Scholz. Angazhimi juaj i vendosur ndaj vlerave tona të përbashkëta, lirisë dhe multilateralizmit e bëjnë Kosovën një zë kritik dhe shumë të nevojshëm në BE dhe më gjerë”.

Ceremonia e ndarjes së çmimit mbahet më 12 shtator në Orangery of Sanssouci Park në Potsdam. Fjalën kryesore me këtë rast do ta mbajë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj