Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka pyetur nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili sot do ta vizitojë Serbinë, do ta dënojë rrëmbimin e tre policëve në Kosovë nga Serbia.
“Rama takimin e fundit e ka në Serbi. Gjatë kësaj vizite a do ta dënojë ai agresionin e Serbisë me rastin e rrëmbimit të tre policëve në Kosovë nga njësitë speciale policore dhe ushtarake?”, ka shkruar Pacolli.
Gjatë ditës së djeshme Rama ka qëndruar në Maqedoni të Veriut dhe në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ndërsa kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të takohet me Ramen.
Në ditën e dytë të turit ballkanik të zhvilluar nga Rama në kuadër të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë më tetor, kryeministri Rama do të jetë sot në Bosnjë-Hercegovinë, në Mal të Zi, ndërsa këtë tur pritet ta mbyllë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuciq.
Sipas agjendës, vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb.

