Telenews

Pacolli – Vuçiqit: Të lutem mos provoko, ne nuk kërcënojmë serbët e as kufijtë e Serbisë

Presidenti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Behgjet Pacolli, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka propaganduar se “shqiptarët po rrezikojnë kufijtë e Kosovës”.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se shqiptarët kurrë nuk do të rrezikojnë kufijtë e askujt.

“Shqiptarët nuk do të rrezikojnë kurrë kufijtë apo popullin e Serbisë, siç thoni ju. Ju lutemi mos provokoni, lërini popujt tanë të bashkëjetojnë në paqe. Në këtë mijëvjeçar duhet të ketë përparim, bashkëjetesë dhe bashkëpunim, jo luftë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Serbia vazhdimisht është duke e provokuar situatën në Kosovë.

Të dielën është shtënë me armë në drejtim të një patrulle të KFOR’it, ndërkaq javë më parë u sulmua një patrullë e EULEX’it.

Të ngajshme

Tahiri: Kanë mbetur edhe tetë ditë, nuk po shoh proces serioz politik për për çështjen e presidentit

Yllka Gashi

Behrami: Pas Deklaratës, tani urgjent të ndryshohet Ligji për Specialen

Yllka Gashi

PDK-ja pas miratimit të deklaratës: Tani është radha e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara

Yllka Gashi