Telenews

Pahor pas takimit të Brdo-Brionit: Takimi u përmbyll me sukses, por ende ka dallime

Ka përfunduar takimi i Brdo-Brionit ndërmjet presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në Slloveni.

Pas takimit, presidenti slloven, Borut Pahor, si nikoqir I takimit ka dalë me një konferencë për media ku ka thënë se takimi është përmbyllur me sukses.

“Më vjen mirë që mund të them se takimi është përmbyllur në mënyrë të suksesshme”.

“Mendoj se diskutimet që i kemi pasur kanë qenë mjaft të mira dhe kemi dashur të insistojmë që të jemi më të bashkuar dhe të mos jemi të ndarë edhe pse ka disa gjëra që na ndajnë neve”.

“Fatkeqësisht nuk kemi mundësi që të bëjmë ndonjë miratim të deklaratës edhe pse kemi bërë hartimin e saj – kishte çështje që na kanë ndarë gjatë konferencës”.

Kujtojmë se në këtë takim ka marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Të ngajshme

A do të marrë pjesë Kurti në Marshin e UÇK-së?

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Deri më 16 shtator prioritet është konstituimi i Kuvendit

Yllka Gashi

Altin Krasniqi përkujton viktimat e 11 Shtatorit: Kosova nuk i harron kurrë miqtë amerikanë

Yllka Gashi