Telenews

Pak kamionë me mallra serbe po hyjnë në Kosovë

Hapja e kufirit për mallrat serbe, ka bërë që kamionët me prodhime nga fqinji verior i Kosovës të nisin të vijnë këndej kufirit.

Megjithatë, numri i tyre raportohet të jetë i vogël.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se kamionët me mallra që kanë origjinë Serbinë, kanë qarkulluar pa ndonjë problem, por numri i tyre gjatë ditës së sotme ka qenë i vogël.

Në ndërkohë, transmetuesi publik thotë të ketë qëndruar në Merdarë, ku kanë biseduar me shoferët e kamionëve që po vinin këndej kufirit.

Ata citohen të kenë thënë se nuk ka pritje të gjata, përpos ndryshimit të procedurave gjatë kontrollit.

Vetë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha sot gjatë ditës se bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë nga ana e MPB-së, në pikëkalimin kufitar Merdarë, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë.

Andaj, siç bëri të ditur ai, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X.

Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksionalë në ato pika kufitare.

Të ngajshme

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE

Valjeta Turkaj

Aksidentohet autobusi me veturën në Sllatinë

Valjeta Turkaj

Rrëzohet aeroplani në Kentucky, shtatë të vdekur

Valjeta Turkaj