Telenews

Pamje: Mërgimtari hyn me Mercedes në urën e Ibrit, por e kthejnë prapa karabinierët

Një mërgimtar është parë duke kaluar me veturë mbi urën e Ibrit, por nuk ka arritur që të dalë në anën tjetër, pasi u kthye nga karabinierët italianë dhe dy policë të Kosovës.

Vetura e prodhuesit “Mercedes” me targa të Gjermanisë shihet duke u afruar deri të automjetet e karabinierëve italianë, por aty ndalet. Njëri pjesëtar i karabinierëve shihet duke i bërë me shenjë me dorë mërgimtarit që të kthehet andej nga kishte ardhur, në jug.

Më pas, dy policë të Kosovës shihen duke ecur mbi urë, drejt veturës së mërgimtarit, sipas videos së publikuar nga “Arbresh.info”.

Njëri prej policëve bisedon diçka për disa sekonda me shoferin dhe i bën me shenjë që ta largojë veturën nga ura e të kthehet në jug të Mitrovicës.

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën –

KushtrimGuraj

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj