Telenews

Pamje nga bastisjet në veri, Policia e Kosovës futet nëpër disa institucione financiare

 

 

Policia e Kosovës po kryen bastisje në disa institucione financiare në veri të vendit.

Mediat serbe kanë publikuar pamje të policëve që janë futur në objekte të ndryshme financiare në komunat veriore.

Aksioni, siç i tha Gazetës Express zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, vjen pasi ata kanë informacione se në to po zhvillohet veprimtari e kundërligjshme.

“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK”, tha Elshani.

 

 

source

Të ngajshme

Qeveria mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Rrezarta Ramaj

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj