Telenews

Pamje nga momenti kur policia i bëri thirrje për dorëzim, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

Është vetëvrarë Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”, tha Xhelal Sveçla në “Facebook”.

Para kësaj Policia e Kosovës ka rrethuar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes shtatzënë në oborrin e QKUK-së./RTV21

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj