Telenews

Pamje nga operacioni i Policisë në veri, bastisen disa lokacione që lidhen me Radojiçiq (Video)

Ashtu siç raportuam edhe më heret, që nga oret e hershme të mëngjesit të sotë, Policia e Kosovës ka filluar një aksion në veri të vendit, duke bastisur disa lokacione.

Sipas Portalit Kossev operacionet policore aktualisht janë duke u zhvilluar në pjesën veriore të Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

“Dy punonjës policie kanë nxjerrë nga pallati ku ndodhet lokali Grey dy thasë letre, të cilat i kanë ngarkuar në makinën zyrtare. Nuk dihet se çfarë ka në to. Siç na ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Rajonit Verior të Policisë së Kosovës, këto operacione, përkatësisht bastisjet po kryhen në lidhje me ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë”, shkruan Kossev.

Siç mëson KoSSev, kontrolli është duke u kryer në këtë godinë, si dhe në një nga pjesët, pra shërbimin e KBC-së brenda ambientit të spitalit.

Ndërtesa e përmendur lidhet me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, të cilin autoritetet e Kosovës tani e kanë identifikuar si liderin e grupit që sulmoi policinë në Banjska të dielën dhe vrau njërin. Kjo ndërtesë tashmë është kontrolluar në vitin 2018, nga ku, siç besohet, Radoiçiq ka arritur t’u shpëtojë autoriteteve kosovare.

Përveç Policisë së Kosovës, në rrugë janë parë edhe një numër i madh i veturave të EULEX-it.

Në godinën ku u krye kontrolli ndodhen edhe pjesëtarë të këtij misioni, siç supozohet, të cilët janë pjesë e operacionit.

 

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën, Policia paralajmëron bllokime të përkohshme të rrugëve

Rrezarta Ramaj