Telenews

PAMJET SATELITORE KAPIN KOLONËN RUSE TË NISUR DREJT KHARKIVIT

Disa imazhe satelitore të mbledhura dhe analizuara nga Maxar Technologies, tregojnë një kolonë ushtarake tetë milje të gjatë që tashmë është drejtuar në jug përmes qytetit lindor të Ukrainës, Velkyi Burluk.
Velkyi Burluk ndodhe në lindje të Kharkivit, afër kufirit të Ukrainës me Rusinë, shkruan CNN.
Në pamje shihen automjete të blinduara, kamionë ushtarak dhe pajisje mbështetëse.
Kujtojmë se zyrtarët ukrainas thonë se luftime të mëdha janë duke u zhvilluar në lindje të vendit, me bombardime të rënda të raportuara në të gjithë rajonin e Donbasit.
Shefi i inteligjencës ukrainase ka thënë se forcat ruse po rigrupohen përtej kufirit dhe planifikojnë të avancojnë drejt Kharkivit.
Ndërsa, gjatë fillimeve të Rusisë, një autokolonë ushtarake ruse e gjatë afro 64 kilometra, e përbërë nga tanke, automjete të blinduara dhe artileri tërheqëse kishte ngjallur shqetësime të mëdha tek pala ukrainase, por ajo [kolona] u përball me rezistencë të ashpër teksa rusët u përballen edhe me mungesë të furnizimeve përpara se ajo të shpërndahej, e që nuk arriti kurrë në qytet.

Të ngajshme

LDK zyrtarisht bojkoton RTK’në: Nuk do të marrim pjesë në asnjë emision apo format

Donat Hashani

BE-ja sërish kërkon që Asociacioni të formohet, nuk i diskuton kushtet e Kurtit

Donat Hashani

Osmani takohet me Kryediplomaten e Islandës, Presidenca tregon çka folën

Donat Hashani