Telenews

Papa Françesku: Le të festojmë një Krishtlindje më modeste, dërgojmë atë që kursejmë në Ukrainë

papa-francesku:-le-te-festojme-nje-krishtlindje-me-modeste,-dergojme-ate-qe-kursejme-ne-ukraine

Papa Françesku ftoi besimtarët e krishterë në mbarë botën në një festë më modeste të Krishtlindjes këtë vit, në mënyrë që të ndihmonte ukrainasit me “gjeste konkrete mëshirë”.

“Është bukur të festosh Krishtlindjet dhe të bësh festime, por ju ftoj të ulni sadopak nivelin e shpenzimeve për Krishtlindje. Le të festojmë një Krishtlindje më modeste dhe të dërgojmë atë që kursejmë për qytetarët e Ukrainës që kanë nevojë për të”, tha Papa.

Papa Françesku ka kërkuar vazhdimisht dërgimin e ndihmës në Ukrainë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Vatikani ka organizuar disa përpjekje humanitare për të ndihmuar Ukrainën, duke përfshirë një donacion veshjesh këtë muaj për t’u siguruar ukrainasve veshje të ngrohta termike për shkak të mungesës së ngrohjes dhe energjisë elektrike në vend të shkaktuar nga sulmet me raketa ruse në infrastrukturën ukrainase.

Të ngajshme

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga ‘zhurma e madhe’ para lëkundjes

Valjeta Turkaj

Banka Botërore, 80 milionë dollarë për transformimin digjital të shërbimeve publike

Valjeta Turkaj

Pas ujdisë për armëpushim reagimet ruse të rezervuara

Valjeta Turkaj