Telenews

Para takimit në Bruksel me Vuçiqin, Kurti shihet me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e zyrës së BE-së

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me vartësin e tij Besnik Bislimin kanë takuar sot shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e kryeministrisë, duke treguar se ky takim ka ndodhur në prag të udhëtimit për në Bruksel, ku më 18 gusht kryeministri Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, raporton Express.

“Në prag të takimeve në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, takuan përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

“Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë”, thuhet tutje në komunikatë.

Siç ka njoftuar ZKM-ja, në këtë takim është  biseduar edhe për takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Të ngajshme

Si ta fillosh mëngjesin mbarë – Sekreti i një dite të qetë

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu

Peci tregon nëse Kurti ka interesim për koalicion me PDK-në

Donat Hashani