Telenews

Paralajmërojnë australianët: Cigaret elektronike shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut

Edhe pse është bërë reklamë e madhe për to me pretekstin se stimulojnë lënien e duhanit, megjithatë cigaret elektronike po dalin goxha të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Në një artikull të botuar sot në prestigjiozen angleze, Daily Mail, thuhet se të rinjtë zakonisht mendojnë se cigaret elektronike me avull janë një alternativë më e shëndetshme se duhani natyral, por kjo nuk qëndron.
Ministri i Shëndetësisë i Australisë, Brad Hazzard, nisi fushatë kundër kësaj cigare pasi hulumtimet zbuluan se gjithnjë e më shumë të rinjët po përdorin këtë lloj cigareje, transmeton Telenews.al
Qeveria Australiane dhe Ministria e Shëndetësisë atje, thuhet se janë shumë të shqetësuar për ndikimin e këtyre cigareve që janë përhapur shumë në jetën e të rinjve, veçanërisht në mushkëritë e tyre.
Hulumtimet globale tregojnë që rinjtë zakonisht mendojnë se avulli i kësaj cigare është një alternativë më e shëndetshme për duhanin sesa ajo natyrale, por kjo në realitet nuk e bën shumë dallimin.
Një në tre cigare të tilla të shitura në Australi thuhet se përmbajnë sasi të paligjshme të kimikateve të ndaluara dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme duke përfshirë sëmundjen e mushkërive.
Avulli i kësaj cigare tek të rinjtë mund të shkaktojë efekte akute, duke përfshirë rrahjet e zemrës, dhimbje gjoksi dhe acarim të fytit. /Telenews.al/
 

Të ngajshme

Pesë arsye pse zgjoheni me ankth dhe si ta menaxhoni

KushtrimGuraj

Aparatura e re, kryhen 199 operacione të karcinomes së gjirit në Kirurgjinë Torakale

Erzana Fazliu

Spinaqi ndihmon diabetikët në menaxhim të sëmundjes

KushtrimGuraj